Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Bllaca

Prishtinë, 15 dhjetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Bllaca, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Nysret Bllaca, veteran i arsimit.

Profesori tashmë i ndjerë Nysret Bllaca dhe profesoreshë Hava Bllaca, prindër të Ardit Bllacës, i zhdukur me dhunë në moshën 18-vjeçare gjatë luftës në Kosovë, janë simbol i forcës, durimit dhe qëndresës së prindërve që kurrë nuk reshtën së kërkuari drejtësinë. Bashkë me Arditin, në prill të vitit 1999, ishte edhe nipi i profesorit Nysret Bllaca, Alban Bllaca, i vrarë.

Kryeministri Kurti, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Bllaca dhe i siguroi se institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë me përkushtim kërkimin për të vërtetën për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës, derisa drejtësia të vihet në vend.

Kujtimi për profesorin Nysret mbetet i paharrueshëm. Ai ishte një personalitet i nderuar, me gjurmë të pashlyeshme në komunitet dhe me kontribut të çmuar në fushën e arsimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors