Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Hoxha

Prishtinë, 22 nëntor 2025

Kryeministri në detyrë Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë vizitoi për ngushëllime familjen Hoxha në Prishtinë.

Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre, prof. Naim Hoxha.

Shënimi i kryeministrit Kurti në Librin e Kujtimeve:

I dashur e dashamirës për të gjithë ne studentët e tij që i kemi borxh të pamatshëm,

Inxhinierin e shkëlqyeshëm që nuk arrinte ta shuante kureshtjen e pasionin për dije e shkencë sado që s’ndalej së studiuari,

Aktivist patriot e socialdemokrat që kontribuoi dendur e mençur për emancipimin qytetar e kombëtar,

Prof. Naim Hoxha do të jetë përherë në zemrat tona dhe me gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë e historinë tonë.

Me mall dhe nderim,
Albin Kurti
22 nëntor 2025

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors