Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e ish të burgosurit politik, Beqir Bilalli


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Pasomë, Vushtrri 6 qershor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ishte për vizitë ngushëlluese në familjen e ish të burgosurit politik, Beqir Bilalli, që u nda nga jeta me 4 qershor.

Beqir Bilalli ishte pjesëmarrës në demonstratat e viteve 80-ta. Ai u arrestua në gusht të vitit 1998 në Prishtinë, për t’u transferuar fillimisht në burgun e Mitrovicës, e pastaj edhe në burgun e Pozharevcit. Aty, i ndjeri Beqir Bilalli dhe tash kryeministri Kurti kishin ndarë dhomën e burgut, dhe bashkë u kishin bërë ballë torturave të gardianëve të burgut të regjimit të Beogradit.

Kryeministri u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tyre, teksa ndau me ta kujtimet e tij me të ndjerin, Beqir Bilalli.

Pas lirimit nga burgu, z.Bilalli ushtroi profesionin e minatorit në Trepçë deri në pensionimin e tij në shkurt të vitit 2020. Ai vdiq në moshën 69 vjeçare.

Në shenjë mirënjohje për vizitën e kryeministrit, familjarët i dhuruar kryeministrit një kristal nga miniera e Trepçës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors