Kryeministri Kurti vizitoi familjen Bunjaku dhe bëri homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

 

Vushtrri, 24 shtator 2024

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku, u organizuan aktivitete shënuese. Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vizituan mëngjesin e sotëm familjen e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe pastaj bënë homazhe tek varri i tij në njëvjetorin e rënies së tij.

Në shënim të kësaj date të rëndësishme në historinë e Kosovës, Kryeministri Kurti, rikujtoi rënien heroike të Rreshterit Afrim Bunjakut, e cila sipas tij është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetës edhe ngadhënjen në çdo betejë.

“Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit, para një viti, Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë.

Ai ritheksoi faktin që Serbia është përgjegjëse, andaj duhet të japë përgjegjësi, derisa në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë.

Tutje, kryeministri Kurti shprehu se sot me numrin e lartë të policëve dhe me rritjen e moralit të policisë e ushtrisë sonë, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë.

“Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj, kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi ai.
Së bashku në këtë vizitë tek familjarët e të ndjerit, ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, teksa vazhduan drejt varrezave të fshatit, të shoqëruar nga familjarë, ministra, deputetë, ambasadorë, e policë, në nderim të jetës dhe kontributit të heroit, Afrim Bunjakut.

Deklarimi për media i kryeministrit Kurti:

Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit para një viti Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar.

Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me nder dhe me përkushtim.

Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë, dhe, ata policë të cilët ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë, të bie në duart e forcave armike. E forcat të cilat ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë të cilët kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë, ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi, sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë demokratik dhe popullin tonë liridashës.

Me këtë rast duhet theksuar që Serbia është përgjegjëse andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen, e faktorëve ndërkombëtarë.

Idealet e dëshmorëve për neve do t’i jetësojmë e po i jetësojmë, ndërkaq kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë e po e përjetësojmë. Sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga Afrim Bunjaku. Kjo është rruga e të gjithë neve.

Lavdi Afrim Bunjakut dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors