Kryeministri Kurti vizitoi fabrikën e ashensorëve, të vetmen në rajon, Liftkos


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 13 prill 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari vizituan sot kompaninë Liftkos në hapësirat e Parkut të Biznesit, në Drenas.

Liftkos Sh.P.K si pjesë e familjes gjermane, Schneider Steuerungstechnik GmbH (Lisa-Lift), është kompania e vetme në rajon që bën prodhimin e plotë të ashensorëve dhe e vetmja e certifikuar në Kosovë. Ajo ka të punësuar rreth 50 punëtorë prej të cilëve tetë inxhinierë të elektroteknikës dhe makinerisë, të gjithë të trajnuar në Kosovë dhe në Gjermani.

Atje u mirëpritën nga Hans Joachim Hemstedt, Drejtori Ekzekutiv, Endrit Shatri, Menaxher i Produktit, Donika Gashi, Udhëheqëse e Departamentit të inxhinierëve, dhe Lauras Haxhiu nga Departamenti i shitjeve me të cilët folën për historikun, karakteristikat dhe punën e kompanisë. Nën shoqërimin e tyre, panë nga afër edhe linjën e prodhimit. Liftet që prodhohen këtu janë me cilësi dhe kontroll maksimal të sigurisë sipas standardeve gjermane dhe janë të certifikuar nga institucioni më i lartë për ashensorë në Evropë, Liftinstituut. 50% e prodhimit e eksporton në Gjermani, nga ku importon motorin dhe dyert e ashensorëve, kurse pjesën tjetër të produkteve i ka të dedikuara për tregun vendor, kryesisht për objekte të hotelerisë dhe biznesore. Ashensori më i shpejtë në Kosovë, i cili aktualisht është në fazën e testimit, është prodhim i Liftkos. Shpejtësia e tij arrin 2.5 metra në sekondë.

Kjo kompani ofron versionin e fundit të kontrollorëve të ashensorit me shumë funksione të veçanta, dhe është prodhues i kontrollerëve të ashensorit dhe pjesës elektronike komanduese. Krahas katër llojeve të lifteve për katër peshë të ndryshme, ajo bën prodhimin e platformave peshëngritëse, dhe ashensorëve invalidorë, dhe bën montimin, riparimin dhe mirëmbajtjen profesionale të ashensorëve. Gjithashtu bën edhe montimin e shkallëve të lëvizshme.

Kryeministri falënderoi Drejtorin Ekzekutiv Hemstedt për mikpritjen e përzemërt dhe për rolin, angazhimin dhe kontributin e tij që falë prodhimeve cilësore të Liftksos ta fusë Kosovë në hartën e vendeve që prodhojnë për tregun evropian.

Deklarimi i plotë i Kryeministrit Kurti:

Ishte kënaqësi dhe nder që ta vizitojmë fabrikën Liftkos Shneider dhe të bashkëbisedojmë së pari me Drejtorin Ekzekutiv Hans Joachim Hemstedt dhe po ashtu edhe me menaxherët e punëtorët e tjerë në këtë kompani e cila e ka edhe produktin e certifikuar edhe vetë është e certifikuar. Punojnë rreth 50 punëtorë prej të cilëve janë 8 inxhinierë, 4 të elektroteknikës dhe 4 të makinerisë dhe 2 studentë të cilët po bëhen inxhinierë pikërisht duke punuar këtu. Liftet që prodhohen këtu janë lifte të cilët e kanë maksimalisht edhe kontrollin e cilësisë edhe masën e sigurisë në mënyrë identike sikurse në Gjermani. Andaj nuk është edhe e befasishme që gjysma e prodhimit të liftave në këtë fabrikë është për eksport në Gjermani dhe gjysma është për tregun vendor.

Ne patëm rastin që të bashkëbisedojmë me punëtorët, të shohim linjën e prodhimit por gjithashtu edhe të udhëtojmë me këta lifte të cilët e kanë marrë edhe certifikimin prej Lift Institutit që është institucioni më i lartë sa i përket cilësisë dhe sigurisë së lifteve përkatësisht standardizimit, normimit të tyre me seli në Amsterdam të Holandës. Gjithashtu ja vlen të theksohet se Liftkos Shneider është e vetmja fabrikë në Ballkan që ka linjë të prodhimit të lifteve dhe prej këtu liftet dalin të kompletuar për treg. Unë e falënderoj z. Hemstedt për këtë mikpritje të përzemërt por edhe për rolin edhe angazhimin dhe kontributin e tij që me këtë cilësi të lartë ta fus Kosovën në hartën e vendeve që prodhojnë për tregun evropian por në të njëjtën kohë që kanë edhe punëtorë të kualifikuar edhe inxhinierë shumë të zotë që e bëjnë planifikimin, dizajnin dhe përgatitjen.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors