Kryeministri Kurti u takua me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad

Londër, 23 tetor 2025

Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, dje Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.

Gjatë takimit, ata diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe procesin e integrimit evropian.

Kryeministri theksoi rolin e rëndësishëm të Francës për sigurinë e Evropës si aktor kyç i Bashkimit Evropian dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar edhe nevojën për dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe për partneritetin mes dy vendeve tona, duke nënvizuar se vlerat e përbashkëta krijojnë mundësi për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors