Shtëpia e Kosovës, Davos, 22 janar 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në Shtëpinë e Kosovës në Davos ministrin e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme, njëherësh ministër në detyrë i Financave dhe ministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Investimet të Shtetit të Kuvajtit, Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem.
Kryeministri Kurti falënderoi ministrin për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Kuvajtit për progresin ekonomik të Kosovës dhe njohje ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti ndau me ministrin synimet dhe politikat tona për mandatin e ardhshëm qeveritar, përfshirë infrastrukturën, energjinë, sektorin e ujërave, hekurudhat, duke ftuar gjithashtu edhe Kuvajtin për bashkëpunim ekonomik dhe investime të huaja në këto fusha.







