Kryeministri Kurti u takua me ekspertë të sektorit financiar dhe bankar nga diaspora jonë në Gjermani


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Frankfurt, 10 nëntor 2024
Pas bashkëbisedimit me studentë, qëndrimin në Frankfurt Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vijoi duke takuar ekspertë të sektorit financiar dhe bankar nga diaspora jonë atje.
Krahas rritjes ekonomike dhe progresit që ka njohur vendi, fokus i diskutimit ishte edhe trajtimi i Fondit Sovran si një institucion zhvillimor si dhe arritjet dhe zhvillimet e rëndësishme të Bankës Qendrore të Kosovës.
Mbi Fondin Sovran u theksua roli dhe funksioni, se si do të shërbejë ajo në funksion të zhvillimit të vendit dhe strategjia e investimeve që vjen bashkë me të. Kryeministri theksoi se transparenca dhe mbikëqyrja do të jenë kyçe gjersa qëllimet afatgjata dhe vizioni janë forcimi i pavarësisë ekonomike, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të Kosovës dhe pozicionimin e vendit si një partner të besueshëm dhe atraktiv në tregjet financiare ndërkombëtare.
Rreth zhvillimeve të rëndësishme të Bankës Qendrore të Kosovës, u theksua roli kyç i saj në ruajtjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës dhe realizimin e reformave dhe iniciativave strategjike të cilat kanë rritur besimin në sektorin financiar dhe kanë mundësuar integrimin e Kosovës në sistemet financiare globale. U veçuan ndër të tjera avancimi i operacioneve me para të gatshme, përfshirja financiare dhe qasja në financa, para-aplikimi për Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave (SEPA).
Në takim u trajtuan dhe mundësitë për të përmirësuar likuditetin e kompanive si dhe rolin e sektorit të TIK-ut në sistemin e Kosovës dhe atë financiar patur parasysh zhvillimin e hovshëm të këtij sektori dhe potencialit të saj në vendin tonë.
Kryeministri Kurti i falënderoi pjesëmarrësit për takimin, bashkëbisedimin dhe shkëmbimin e vyeshëm, duke vlerësuar rolin e diasporës si një nga faktorët kryesorë me të cilët bashkëpunojmë dhe ndajmë vizionin për zhvillimin e progresin e vendit.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors