Kryeministri Kurti u takua me Drejtorin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, Vladimir Obradoviq

Prishtinë, 3 prill 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Drejtorin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, Vladimir Obradoviq. RYCO është një nismë e Procesit të Berlinit, e dedikuar për pajtim dhe paqe përmes bashkëpunimit rinor, e frymëzuar nga Zyra Franko-Gjermane e Rinisë (FGYO).

Vitin e kaluar, Kosova ishte kryesuese e RYCO dhe Prishtina për herë të parë ishte nikoqire e Forumit Rinor, ku u pritën të rinj nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor- Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia. Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e tij për forumin e suksesshëm dhe theksoi nevojën për organizimin e më shumë ngjarjeve të tilla në Prishtinë dhe për më shumë projekte të përbashkëta të mobilitetit, që kanë fokus posaçërisht edukimin dual, si dhe sportin. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e shkëmbimeve ndërmjet të rinjve në adresimin e narrativave të rreme dhe në nxitjen e diskutimeve mbi mundësitë për zhvillim.

Kryeministri Kurti rikonfirmoj përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të mbështetur RYCO-n në misionin drejt pajtimit e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve të rajonit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors