Kryeministri Kurti u takua me bashkatdhetarë në Poloni


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Varshavë, 3 tetor 2024

Dita e djeshme e takimeve të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u përmbyll me një bashkëbisedim me bashkatdhetarë, pjesëtarë të diasporës sonë në Poloni. Pritja u mbajt në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë.

Me bashkatdhetarët tanë, kryeministri diskutoi për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

Kryeministri tha se diaspora jonë është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me këtë shtet.

Ai i njoftoi pjesëmarrësit edhe me takimet e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve në kuadër të Forumit të Sigurisë të Varshavës dhe bisedat e frytshme të zhvilluara me miq e partnerë.

Në fund, kryeministri theksoi se Polonia është një partner i rëndësishëm, me të cilën synojmë thellimin e bashkëpunimit në shkëmbime ekonomike, mbrojtje e siguri, dhe ndërveprim kulturor mes shumë fushash të tjera.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors