Kryeministri Kurti u mirëprit në zyrat qendrore të KFOR-it

Prishtinë, 8 dhjetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në zyrat qendrore të KFOR-it nga Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, në një drekë pune.

Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, si dhe mbi situatën e sigurisë. Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa Gjeneral Major Özkan Ulutaş ndodhet tashmë në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për marrëdhënie sa më të ngushta dhe të frytshme me KFOR-in, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.

Shënimi i kryeministrit në referencë të vizitës:

Përherë kënaqësi të kthehem në zyrat qendrore të KFOR-it për bisedë të thellë mbi sigurinë dhe paqen!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors