Kryeministri Kurti takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati

Prishtinë, 7 gusht 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, e cila po shoqërohej nga Drejtoresha e misionit të USAID-së në Kosovë, Eileen Devitt.

Zhvillimet e fundit në vend dhe aktualiteti politik, krahas çështjeve tjera të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin tema të diskutimit të sotëm.

Në këtë takim që ishte edhe takim lamtumirës për Drejtoreshën e misioni të USAID-së në Kosovë, znj. Devitt, kryeministri e falënderoi atë për përkushtimin dhe kontributin e saj në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, duke i uruar shëndet dhe suksese në angazhimet e tjera profesionale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors