Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Prishtinë, 25 korrik 2025


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të procesit integrues evropian. Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim.

Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors