Kryeministri Kurti takoi shefin e ri i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Prishtinë, 11 korrik 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit, Luan Dalipi, ka pritur sot në takim shefin e ri i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.

Pasi i ka uruar mirëseardhje, z. Queiros në krye të UNDP-së, Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë në projekte dhe për qëllime të përbashkëta.

Në këtë takim produktiv u diskutua dhe u rikonfirmua përkushtimi për promovimin e kohezionit social, nxitjen dhe fuqizimin e ekonomisë në Kosovë.

Kryeministri Kurti, shprehu mirënjohjen e tij për misionin e UNDP-së, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin e agjendës zhvillimore të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors