Kryeministri Kurti takoi Shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Anna Rostocka

Prishtinë, 18 qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot Shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Anna Rostocka.

Biseduan rreth bashkëpunimit dhe rezultatet e projektit të zbatuar nga IOM-i me mbështetje nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e Zvicrës në Kosovë, i cili ka fuqizuar proceset brenda qeverisë për të drejtat e komuniteteve joshumicë.

Ky projekt në veçanti ka mundësuar krijimin e një platforme digjitale nga Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit dhe buletinin dyjavor që promovon mundësitë që ofron qeveria për komunitetet joshumicë. Ai gjithashtu ka mbështetur procesin e verifikimit të diplomave të Universitetit në Mitrovicën e veriut që ka mundësuar deri tash 381 të diplomuar të aplikojnë për pozita në institucionet e Republikës së Kosovës, dhe zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve përmes ngritjes të kapaciteteve të përkthyesve.

Kryeministri Kurti falënderoi znj. Rostocka për përkrahje e IOM-it dhe shprehu gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit për qëllime të përbashkëta dhe në shërbim të komuniteteve joshumicë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors