Washington D.C., ShBA, 30 shtator 2025
Takimet në Washington D.C., Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadorin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, i vazhdoi me senatorin amerikan nga shteti i Michiganit, Gary Peters, njëherësh kryetar i Komitetit të Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare.
Diskutuan për sfidat rajonale dhe për partneritetin e ngushtë Kosovë-ShBA. Kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Peters për zhvillimin dhe zhvillimet në vend në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të sigurisë. E falënderoi për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Michigan.




