Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e PAI, Etem Arifi dhe deputetin e zgjedhur të komunitetit ashkali, Artan Asllani


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 3 prill 2025

Ciklin e takimeve konsultative me partitë politike të komuniteteve joshumicë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e përmbylli me Kryetarin e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Etem Arifi dhe deputetin e zgjedhur të komunitetit ashkali nga ky subjekt, Artan Asllani.

Diskutuan rreth hapave përpara drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të dhe për bashkëpunimin në këtë drejtim. U pajtuan mbi rëndësinë e konstituimit të kuvendit dhe formimit të qeverisë pa vonesa, si përgjigje ndaj vullnetit të qytetarëve për zhvillim dhe progres, të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në këtë mandat, Artan Asllani, tani deputet i zgjedhur, ka shërbyer si Këshilltar i Kryeministrit nga radhët e komuniteteve joshumicë. Kryeministri e falënderoi për punën, angazhimin dhe kontributin e tij në artikulimin e kërkesave të komunitetit ashkali dhe promovimin e mundësive që qeveria ka ofruar për komunitetet joshumicë në punësim, arsim, kulturë dhe rini.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi kanë takuar deputetë të zgjedhur dhe përfaqësues politikë të komunitetit turk, egjiptian, boshnjak, rom dhe ashkali. Kjo është dita e dyta takimeve konsultative me partitë e komuniteteve joshumicë në kuvend.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors