Kryeministri Kurti, takoi fotoreporterin e mirënjohur amerikan, Ron Haviv dhe Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë, Fotoist, Burim Myftiu


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 2 shtator 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në kryeministri fotoreporterin e mirënjohur amerikan nga VII Foundation, Ron Haviv dhe Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë që po mbahet në Kosovë, Fotoist, Burim Myftiu, me të cilët diskutuan për rëndësinë e fotoreportazhit dhe dokumentimit të ngjarjeve të rëndësishme.

Fotoreporteri Ron Haviv ka dokumentuar mbi 26 konflikte dhe luftëra, përfshirë luftën në Kosovë dhe ka punuar në më shumë se 100 vende. Ai është autori i librit “Blood and Honey: A Balkan War Journal” (Gjak dhe Mjaltë: një ditar i luftërave në Ballkan), libër, të cilin ia dhuroi kryeministrit Kurti gjatë takimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors