Kryeministri Kurti takoi drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

 

Prishtinë, 18 shtator 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pritën sot në një takim të përbashkët me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve drejt përmbushjes së qëllimit për shërbime të qasshme dhe cilësore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj, ishte tema e diskutimit në takimin që u mbajt në Ndërtesën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e bankave për kontributin e tyre në diskutimin e sotëm dhe për gatishmërinë për të ofruar shërbime bankare sa më cilësore dhe sa më të sigurta.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors