Kryeministri Kurti takoi drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 1 nëntor 2023

Ditën e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.

Në takimin e radhës me znj. Soderberg, ku u fol për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e përbashkëta, kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e NDI, me theks në fushën e demokratizimin e partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Drejtorja e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg falënderoi kryeministrin Kurti për këtë takim përmbajtjesor dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors