Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovës, Angılı

Prishtinë, 2 korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, patën sot një drekë pune me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend dhe tema tjera me interes në fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në atë ekonomik dhe tregtar.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira, për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe kontributin e saj të rëndësishëm, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors