Kryeministri Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi

Prishtinë, 14 janar 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të parë ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, sigurinë dhe integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Kryeministri vlerësoi mbështetjen e Estonisë, si vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndër të tjera në fushën e sundimit të ligjit dhe të qeverisjes digjitale.

Kryeministri e falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, teksa i uroi mirëseardhje dhe i ofroi bashkëpunim të plotë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors