Kryeministri Kurti takohet me emisarin e BE-së, Lajčák


Image

Davos, Zvicër, 18 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Diskutuan për procesin e dialogut, hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

Kryeministri Kurti do ta mirëpres emisarin Lajčák në Prishtinë, në përfundim të kësaj jave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors