Kryeministri Kurti shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar regjisorit shqiptar Dhimitër Anagnostit

Prishtinë, 3 shtator 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar regjisorit shqiptar Dhimitër Anagnostit, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, ku u prit nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj.

Në shënimin e tij, ai shkroi se me filmat e Dhimitër Anagnostit jemi rritur – si fëmijë që ishim, si popull që jemi, si kinematografi që u bëmë.

“Regjisori dhe skenaristi Anagnosti ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit. I jemi përjetë mirënjohës!”, thuhet në shënimin e kryeministrit.

Shënimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Me filmat e Dhimitër Anagnostit jemi rritur – si fëmijë që ishim, si popull që jemi, si kinematografi që u bëmë. Regjisori dhe skenaristi Anagnosti ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit. I jemi përjetë mirënjohës!

Me nderim dhe pikëllim,

Albin Kurti
Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors