Kryeministri Kurti priti në takim një delegacion të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Prishtinë, 11 qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një delegacion të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të kryesuar nga z. Elder Gerrit W. Gong, anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Kryeministri Kurti falënderoi pjesëtarët e delegacionit për angazhimin e tyre dhe për interesimin e treguar ndaj Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe të barazisë, duke vënë në pah përkushtimin e Republikës së Kosovës si vend gjithëpërfshirës dhe demokratik.

Gjatë takimit, z. Gong informoi Kryeministrin për veprimtarinë e Kishës në Kosovë, duke theksuar se ajo ka mbështetur mbi 175 projekte në vend, kryesisht në fushën e arsimit, si dhe përmes iniciativave të tjera me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors