Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Orav

Prishtinë, 16 mars 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt, teksa i shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e tij në Kosovë që kur mori detyrën më 1 shtator 2024.

Përgjatë mandatit të tij, përkundër sfidave të shumta, raportet e Kosovës me BE-në u forcuan. Në këtë drejtim kryeministri veçoi punën e madhe dhe përkushtimin e ambasadorit Orav në lansimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që BE të bëj hapat e radhës në raport me Kosovën në përputhje me progresin e bërë për të marrë statusin e merituar të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke i uruar suksese në angazhimet e tij të ardhshme, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për kontributin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors