Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq

Prishtinë, 22 korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.

Duke reflektuar për bashkëpunimin e ngushtë në këto katër vite së bashku, Kryeministri vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale, miqësinë dhe partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit euro-atlantik.

Duke i uruar suksese në detyrat dhe angazhimet e radhës, kryeministri Kurti u shpreh se ambasadorja Benedejqiq është një mike e Kosovës dhe përherë e mirëseardhur në vendin tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors