Kryeministri Kurti priti në takim ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu


Image


Image


Image


Image


Image

 

Prishtinë, 15 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi e Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Genci Nimanbegu.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend, e po ashtu u diskutua dhe situata në rajon.

Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Nimanbegu për punën e tij të vazhdueshme për shqiptarët e Malit të Zi e veprimtarinë në fushat të cilat janë me interes.

U fol dhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors