Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin e FES, Peter Hurrelbrink


Image


Image

Prishtinë, 18 tetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim njoftues drejtorin e ri të Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Dr. Peter Hurrelbrink.

Kryeministri i uroi mirëseardhje z. Hurrelbrink në Kosovë dhe suksese në detyrën e tij të re.

Dr. Hurrelbrink, falënderoi Kryeministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë, sidomos në fushat socioekonomike që kontribojnë për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri vlerësoi kontributin e FES dhe bashkëpunimin me Zyrën e Kryeministrit për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës. Gjithashtu e falënderoi për mbështetjen e dhënë për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e stafit diplomatik, si dhe trajnimin për anëtarët e Inspektoratit të Punës në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

U bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë në fusha me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës, me synim forcimin e barazisë sociale.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors