Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin nga Polonia i cili merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë

Prishtinë, 2 qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga Polonia, i cili merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë. Delegacioni përbëhet nga Presidentja e Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (CSM), Dr. Malgorzata Bonikowska, zëvendëspresidentja e Fondacionit Res Publica, Magda Jakubowska, novelistja Malgorzata Zofia (Margo) Rejmer, analistja Marta Szpala dhe politologu Leszek Jażdżewski.

Përgjatë bashkëbisedimit me delegacionin, kryeministri vlerësoi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Polonisë, gjersa po thellojmë bashkëpunimin tonë bilateral dhe lidhjet kulturore.

Në vijim shprehu aspiratën dhe objektivat e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara, ku krahas shteteve partnere si Polonia, mund të kontribuojmë në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti i falënderoi pjesëmarrësit për bashkëbisedimin dhe iu uroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors