Prishtinë, 26 janar 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Diskutuan për zhvillimet e fundit, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë, si dhe për temat me interes bilateral.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës.




