Kryeministri Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, mori pjesë në diskutimin me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimit Ekonomik në Kohë të Vështira”


Image


Image


Image


Image

 

Vjenë, 13 nëntor 2023

Në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ishte pjesë e panelit të diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimit Ekonomik në Kohë të Vështira”.

Duke folur për nevojën dhe rëndësinë e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, ai fillimisht renditi tri sfidat kryesore me të cilat të ballafaqohemi, si në nivelin lokal, rajonal ashtu dhe global; kërcënimet e sigurisë, pabarazinë sociale ose shoqërore, dhe ndryshimet klimatike.

Për sa i përket qeverisjes së deritanishme, kryeministri veçoi rritjen e ekonomike prej 10.7% në vitin 2021, 5.2% në vitin 2022, këtë vit që pritet të jetë rreth 3.8%, uljen e theksuar të inflacionit në krahasim me fillimin e vitit, dhe zbutje hendekut ndërmjet eksporteve dhe importeve nga 1 me 9, në më pak se 1 me 6.

Ai gjithashtu foli edhe për përparimin demokratik në rrafshin e lirëve dhe të drejtave të njeriut, lirisë së medieve, pastaj sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit siç është evidentuar edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare, si për reformat në administratë publike.

Për sa i përket Procesit të Berlinit, Kryeministri Kurti tha se ai është rruga përpara për ta përgatitur Ballkanin Perëndimor për Integrim, teksa rëndësinë e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në kuadër të këtij procesi.

Ndërkaq në lidhje me planet dhe projektet e mëdha për të ardhmen, ai veçoi hekurudhën Prishtinë-Durrës e cila do ta lidhën Kosovën me rrjetin Trans-Evropian, dhe ankadin aktual për ndërtimin e 100 MW nga energjia solare të shpallur dhe atë të erës me kapacitet deri në 150 MW i cili pritet të shpallet gjatë vitit të ardhshëm, në kuadër të synimeve të Strategjisë së Energjisë për vendit t’i shtohen 1,200 MW nga burimet e ripërtëritshme.

Gjatë këtij diskutimi, kryeministri Kurti po ashtu u pyet edhe për raportet me Serbinë. Me këtë rast ai tha se më 27 shkurt në Bruksel është arritur Marrëveshja Bazike për njohjen de facto, bazuar në modelin e dy Gjermanive, por se Serbia refuzon ta nënshkruaj, përfshirë edhe në takimin me liderët evropian të 21 tetorit, dhe nuk e po pranon të plotë marrëveshjen e dakorduar në Bruksel.

Në këtë edicion, ai pranoi Çmimin Vjetor të Forumit Ekonomik “Partneri i Vitit 2023”, që iu nda Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors