Prishtinë, 16 tetor 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për shënimin e 35- vjetorit të Ditës së Unitetit të Gjermanisë.
Në emër të qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti uroi ambasadorin Rainer Rudolph dhe popullin gjerman në shënimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në historinë e Gjermanisë.
Prezent në ngjarje ishin dhe Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë, Emilija Rexhepi, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe anëtarë të tjerë nga kabineti qeveritar krahas korit diplomatik në vendin tonë.




















