Kryeministri Kurti mori pjesë në edicionin e 27-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI

Skiathos, Greqi, 18 korrik 2025

Për herën e 27-të, si çdo vit në mes të korrikut, u mbajt Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI në Greqi, kësaj radhe në ishullin Skiathos e me titullin “Paradoksi i Pandorës: zbulimi i shpresës në botë turbulente; kultivimi i paqes, demokracisë dhe shoqërive të qëndrueshme.”

Aktivistë e profesorë të shquar nga mbarë bota, politikanë e diplomatë, prezantojnë e diskutojnë (sipas Chatham House Rules) në tema të ndryshme, nga dëmet e rreziqet prej oligarkëve e autokratëve deri te shanset dhe sfidat e inteligjencës artificiale, solidaritetit progresist dhe edukimit qytetar.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë edhe sivjet, në panelin që i dedikohej rimendimit të multilateralizmit dhe navigimit në botë të fragmentuar dhe multipolare.

Përveç tjerash, kryeministri Kurti theksoi që Kosova është përfituese e multilateralizmit euro-atlantik, se ajo është njohur nga 119 shtete e pranuar në 150 organizata ndërkombëtare e rajonale, gjersa përbrenda rritjen ekonomike dhe avancimin demokratik i ka bërë bashkë e i mban lart.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors