Podujevë, Lupq i Poshtëm, 10 shkurt 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-të burgosurit politik, Adil Pireva. Ai shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjes Pireva, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Adil Pirevës.
Adil Pireva ishte ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1968. Si një veprimtar i çështjes kombëtare dhe ish-i burgosur politik, ai dha kontribut të çmuar edhe në fushën e fjalës së shkruar, si gazetar, poet dhe romansier. Ndërmjet viteve 1964-1968 punoi si mësues në fshati Lupq të Poshtëm, para se të punojë si gazetar në gazetën “Rilindje” e pastaj në “Bujku”. Është autori i veprave:
‘Gjashtëdhjeteteta shqiptare’ (1994), ‘Vite shprese dhe qëndrese’ (2004), ‘Sprova shqiptare’ (2008), ‘Poezi për fëmijë’ (2008), ‘Demonstratat e para për Kosovën Republikë’ (2016). Adil Pireva vdiq në moshën 81-vjeçare.