Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Radio Televizionit të Kosovës, Ambasadës Italiane në Kosovë dhe Institutit Italian të Kulturës së Tiranës


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 5 dhjetor 2023

Në mëngjesin e ditës së martë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Radio Televizionit të Kosovës, Ambasadës Italiane në Kosovë dhe Institutit Italian të Kulturës së Tiranës. Zbatimi i saj sjellë kinematografinë italiane, filma dhe seriale të prodhuara nga RAI, në vendin tonë përmes transmetuesit publik, RTK.

Këtë marrëveshje, kryeministri Kurti e cilësoi shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për Radiotelevizionin e Kosovës dhe qytetarët e Republikës sonë.

“Sot është një ditë e veçantë, pra për RTK-në, dhe unë si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam këtu që të shpreh mbështetjen time, por njëkohësisht edhe mirënjohjen time për këtë të arritur e cila do të reflektojë në produksionet më të reja italiane të jenë të qasshme për publikun tonë”, u shpreh ai.

Njëkohësisht, kjo e arritur sipas kryeministrit riafirmon edhe një herë bashkëpunimin kulturor e strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.

Ambasadori Italian në Kosovë, Antonello De Riu po ashtu e vlerësoi lartë këtë marrëveshje duke e quajtur atë si projekt të rëndësisë strategjike, përmes së cilit publiku i Kosovës do të njihet më shumë me gjuhën dhe kulturën italiane.

Sipas kësaj marrëveshje, dy seriale, katër filma dhe gjashtë dokumentarë të prodhuar nga Radiotelevizioni italian do të transmetohen vitin e ardhshëm në Radiotelevizionin e Kosovës, RTK1 dhe RTK2, në gjuhën origjinale dhe me përkthim dhe titra në shqip dhe serbisht.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors