Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të Lutjeve të Mëngjesit (National Prayer Breakfast)

Prishtinë, 10 qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti në takim një delegacion të Lutjeve të Mëngjesit (National Prayer Breakfast) nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga z. Van Vuong.

Kryeministri Kurti falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin dhe interesimin e tyre ndaj Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe mirënjohjen që shteti dhe populli i Kosovës ka për mbështetjen e vazhdueshme dhe dypartiake nga ShBA-ja.

Kryeministri i informoi mysafirët për zhvillimet aktuale në vend, përfshirë përparimin ekonomik, reformat demokratike dhe avancimin e të drejtave të njeriut, siç pasqyrohen edhe në raportet ndërkombëtare.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, zhvillimit dhe diplomacisë, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors