Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

Prishtinë, 12 shtator 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re, kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Blaj për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, me theks të veçantë për rolin dhe kontributin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë takimit, diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë. Theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në kuadër të nismave rajonale dhe avancimit të projekteve të përbashkëta në fushën ekonomike. Ambasadori Blaj rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Sllovenisë për integrimin evropian të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në këtë takim, ambasadori Blaj u shoqërua nga zëvendësambasadorja sllovene, Milena Radenkoviq.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors