Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian që mbahet në Tiranë

Prishtinë, 20 nëntor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian që mbahet më 21 nëntor, e premte, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ndërkaq sonte, kryeministri Kurti merr pjesë në Darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti.

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Përfaqësuesit e medias, gazetarët, operatorët dhe fotografët që dëshirojnë të jenë të pranishëm, luten që të dërgojnë paraprakisht të dhënat e tyre brenda ditës së sotme në adresën media@mia.gov.al

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors