Kryeministri Kurti ia uron 31-vjetorin Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak

 

Prishtinë, 29 korrik 2021

Në përvjetorin e 31-të të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi kryetarit të saj, z. Sulejman Ugljanin.

Kryeministri Kurti ka vlerësuar kontributin e kësaj partie për mbrojtjen e të drejtave të boshnjakëve në ish-Jugosllavi dhe angazhimin kundër diskriminimit etnik e fetar.

Më vjen mirë që sot partia juaj i ka bashkuar forcat me partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe mbrojnë së bashku të drejtat e të dy popujve në Kuvendin e Serbisë, ka shkruar në urim kryeministri Kurti.

Urimi i plotë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:
 
I nderuari z. Ugljanin,
 
Në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe në emrin tim personal, shfrytëzoj rastin t’ua uroj përvjetorin e 31-të të themelimit të Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak.

Partia e Aksionit Demokratik ka qenë prijëse e përfaqësimit politik të boshnjakëve në ish- Jugosllavi, derisa ju si dega e saj në Sanxhak, nuk keni pushuar së luftuari për liri e barazi, për drejtësi e mirëqenie, për të gjithë, kundër diskriminimit etnik e fetar ndaj popullit tuaj.
 
Më vjen mirë që sot partia juaj i ka bashkuar forcat me partitë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe mbrojnë së bashku të drejtat e të dy popujve në Kuvendin e Serbisë.Želim vam puno plodnog rada i uspjeha u vašoj daljnoj političkoj djelatnosti.Sa poštovanjem,

Albin Kurti 
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors