Prishtinë, 30 dhjetor 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi pritjen tradicionale të fundvitit për stafin e Zyrës së Kryeministrit.
Duke i falënderuar për punën dhe angazhimin përgjatë gjithë vitit 2025, ai i uroi të gjithë stafit të Zyrës së Kryeministrit, një Vit të Ri të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme në punën dhe përgjegjësitë e tyre.














