Kryeministri Kurti bëri homazhe te varri i veprimtarit Fazli Greiçevci

Drenas, 17 gusht 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule te varri i veprimtarit dhe atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare, Fazli Greiçevci, në 61-vjetorin e vrasjes së tij.

Fazli Greiçevci i takon një gjenerate të hershme të veprimtarëve të cilët dhanë gjithçka për lirinë të cilën e gëzojmë sot. Ai ishte pjesë e rëndësishme e organizimeve dhe aktiviteteve politike me veprimtarin dhe simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Përveç si veprimtar e patriot, Fazli Greiçevci dha kontributin e tij edhe si mësues e poet, intelektual e aktivist i palodhur.

Në këtë përvjetor, e kujtojmë dhe përulemi para veprës së tij të lavdishme për liri e dinjitet. Ai vdiq nga torturat vdekjeprurëse të policisë sekrete jugosllave, në burgun e Prishtinës me 17 gusht 1964.

Lavdi jetës dhe veprës së Fazli Greiçevcit!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors