Vraniq, Gjakovë, 7 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve të familjes Lleshi në fshatin Vraniq të Komunës së Gjakovës, në 27-vjetorin e betejës së familjes Lleshi dhe rënies heroike të Kolë dhe Mark Lleshit.
Duke nderuar dhe përkujtuar veprën heroike të dëshmorëve të kësaj familje, ai shprehu mirënjohjen e thellë për familjen Lleshi, që ka katër dëshmorë nga lufta e fundit, dhe e cila ndër gjenerata ka kontribuar dhe luftuar në mbrojtje dhe çlirim të vendit.









