Kryeministri Kurti bëri homazhe në 36-vjetorin e rënies së heroit Ali Ajeti

Podujevë, 30 maj 2025

Gjatë qëndrimit në Podujevë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bënë homazhe pranë shtatores së heroit Ali Ajeti, në përvjetorin e rënies së tij. 

Në nderim dhe kujtim të veprës së heroit Ali Ajeti, mban një minutë heshtja teksa vendosën lule të freskëta pranë shtatores në “Bulevardin e Dëshmorëve” në qytetin e Podujevës. 

Pas homazheve, Kryeministri Kurti, ministrja Nagavci, kryetari Bulliqi dhe deputetja Saranda Bogujevci, vizituan familjen e heroit Ali Ajeti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors