Kryeministri Kuri takoi Ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj 

Prishtinë, 20 qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua sot me Ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj. 

Biseduan për zhvillimet në vend, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ndër të tjera, u theksua rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve. 

Kryeministri falënderoi ambasadorin Çobaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e raporteve dypalëshe dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors