Kryeministri Isa Mustafa u takua me kryetarin e Lubjanës, Zoran Jankoviq


Image


Image

Lubjanë, 12 maj 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe delegacioni zyrtar që po e shoqëron në vizitën në Slloveni, u pritën sot nga kryetari i Lubjanës, Zoran Jankoviq.
 
Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimin urban në Lubjanë dhe për përvojat në këto procese.
 
Kryeministri Mustafa falënderoi qytetarët e Lubjanës për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë qytetarëve të Kosovës në dekadat e kaluara.
 
Kryetari i Lubjanës, Zoran Jankoviq, falënderoi kryeministrin Mustafa për vizitën, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje të proceseve zhvillimore në Kosovë.
 
Kryeministrit Isa Mustafa me këtë rast i është dhuruar simboli i qytetit të Lubjanës, si dhe është nënshkruar në Librin e Qytetit.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors