Kryeministri Isa Mustafa priti zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee


Image

Prishtinë, 12 shkurt 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.
 
Gjatë takimit, z. Yee e përgëzoi kryeministrin Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e arritur në Bruksel për drejtësinë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet  Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
 
Kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari Yee, biseduan edhe për prioritetet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti për adresimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi z. Yee me angazhimet konkrete të Qeverisë së Kosovës në luftimin e këtyre dukurive dhe në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit si dhe në thellimin e reformave për zhvillimin ekonomik  dhe përmirësimin e ambientit për investimet e huaja duke përfshirë edhe investimet amerikane në Kosovë.
 
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit i SHBA-ve, Hoyt Yee, rikonfirmoi mbështetjen e  gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, duke përfshirë edhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, si dhe në fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit ndërmjet SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors