Kryeministri Isa Mustafa priti në takim ambasadoren Songul Ozan


Image

Prishtinë, 17 dhjetor 2014

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan.

Ambasadorja turke i përcjelli kryeministrit Isa Mustafa urimet e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu, për emërimin në pozitën e kryeministrit dhe për formimin e institucioneve të reja.

Në takim është theksuar se do të vazhdoj bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve, dhe ky bashkëpunim do  të forcohet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Kryeministri Mustafa ka theksuar se kabineti i ri qeveritar do të thellojë përkushtimet për implementimin përmbajtjesor të reformave të gjithanshme në politikë, ekonomi dhe legjislacion me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për investime në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors