Kryeministri Isa Mustafa priti ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy


Image

Prishtinë, 1 prill 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ambasadorin e Shtetit të Izraelit në Beograd, Yossef Levy.
 
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadorin Levy për progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar agjendën e prioriteteve të Programit të Qeverisë, që është i orientuar në zhvillimin ekonomik, punësimin, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane si dhe reformat që po ndërmerren në arsim e shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit.
 
Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Izraeli ka dhënë për Kosovën, në të gjitha fushat.
 
Kryeministri Isa Mustafa tha se populli i Kosovës ka respekt dhe lidhje të veçantë historike me Izraelin dhe popullin e saj, duke theksuar vullnetin e Kosovës për të thelluar edhe më tutje marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy popujve dhe dy vendeve.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors