Kryeministri Isa Mustafa mori pjesë në shënimin e 10 vjetorit të skemës së bursave “Young Cells” në Kosovë


Image


Image


Image

Prishtinë, 2 qershor 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në shënimin e 10 vjetorit të skemës së bursave “Young Cells” në Kosovë, ku ishte i pranishëm edhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Jean-Eric Paquet.

Në një fjalë rasti para të pranishmëve në këtë ceremoni, kryeministri Mustafa i ka cilësuar simbol të dijes përfituesit e kësaj burse, të cilët  kanë studiuar në shumë universitete dhe qendra të dijes evropiane dhe botërore.

Kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova ka nevojë për njerëz të dijshëm, për njerëz të arsimuar mirë, të cilët këtë dije dhe arsimim do t’ia japim Kosovës dhe zhvillimit të saj.

Duke iu referuar faktit se është një numër i konsiderueshëm, mbi 200 njerëz që kanë studiuar jashtë, të cilët sot kanë marrë pozita të ndryshme të qeverisjes, pozita të ekspertëve dhe në institucione publike, kryeministri Mustafa tha se përmes këtyre detyrave ata po ndikojnë në politikat e Kosovës, në bërjen e këtyre politikave dhe po ia kthejnë Kosovës atë çfarë ka pritur dhe për çfarë është investuar në ta.

“Dëshiroj që kësaj radhe t’iu uroj shumë suksese. Uroj që të kemi edhe njerëz tjerë të rinj që do të vazhdojnë hapave tuaj. E falënderoj Bashkimin Evropian, Komisionin Evropian për këtë përkrahje të madhe, sepse asnjë investim nuk është më i vlefshëm dhe më domethënës se sa investimi në njerëz”, u shpreh kryeministri Mustafa. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors